×
Sunday, April 2, 2023

Rusia dëbon konsullin ukrainas

April 17, 2021



Rusia ka dëbuar një diplomat ukrainas që shërben në Shën Petersburg, njoftoi sot Ministria e Jashtme ruse.

Diplomati, Alexander Sosonyuk, më herët ishte marrë në paraburgim nga shërbimi i brendshëm rus FSB-së, i akuzuar për marrjen informacioni konfidencial nga një qytetar rus.

FSB nuk ofroi detaje të mëtejshme të çështjes.

Media ukrainase raportoi se FSB e ndaloi konsullin gjatë natës.

Ministria e Punëve të Jashtme në Kiev shprehu indinjatën, me një zëdhënës që e quajti arrestimin e tij “një provokim tjetër nga Kremlini”.

Tani pritet që Ukraina të dëbojë gjithashtu një diplomat rus, si kundërpërgjigje.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments