×
Tuesday, April 29, 2025

Rusët pushtojnë Kherson, kryebashkiaku: Kanë kapur portin e stacionin hekurudhor, ka shumë viktima

March 2, 2022


Trupat ruse kanë pushtuar qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, raporton “BBC”. Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Igor Kolykhayev, ka deklaruar se trupat ruse janë në rrugët e qytetit dhe kanë kapur stacionin hekurudhor, si dhe portin.

Kryebashkiaku është shprehur se në qytet po zhvillohen luftime mes dy palëve dhe se ka shumë njerëz të vdekur, përfshirë ushtarë e civilë ukrainas.

Sipas tij, zyrtarët e qeverisë po përpiqen të largojnë njerëzit ose t’i çojnë ato nëpër banesa, që të jenë të sigurt. Kherson ka një popullsi prej rreth 300 mijë banorë dhe ndodhet mes Mykolaiv e New Kakhovka.

Eunews.al




Comments are closed.