×
Tuesday, April 29, 2025

Rusët përdorin municione me fosfor në Popasna

March 13, 2022


Trupat ruse gjatë sulmit të tyre në Popasna të Ukrainës përdorën municione me fosfor, të ndaluara në mënyrë eksplicite nga Konventa e Gjenevës, njoftoi sot në Facebook kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Luhanskut, Serhiy Haidai.

“Kriminelët e luftës, trupat ruse, përdorën municione me fosfor në Popasna. Forca shkatërruese. Kjo është ajo që nazistët e quajtën Brennende Zwiebel (qepë flakëruese). Kjo është ajo që “rusistët” po lëshojnë tani në qytetet tona. Vuajtje dhe zjarre të pabesueshme”, shkroi Haidai.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, pasi ndizet, fosfori digjet në temperatura mbi 800 gradë Celsius, ndërsa zjarret që ai shkakton mund të përhapen në sipërfaqe të mëdha, deri në disa qindra kilometra katrorë.

Armë të tilla mund të shkaktojnë lëndime të rënda, ekstreme ose të çojnë në një vdekje të ngadaltë, jashtëzakonisht të dhimbshme.

Protokollet shtesë të Konventës së Gjenevës të vitit 1977 ndalojnë në mënyrë efektive përdorimin e municioneve me fosfor të bardhë nëse ato përbëjnë një kërcënim për civilët.




Comments are closed.