×
Wednesday, February 12, 2025

Rumania, mbështetje për integrimin europian të Shqipërisë

December 13, 2021


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua sot me ambasadorin e Rumanisë, Octavian Serban.

Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis të dy vendeve, të cilat mbështeten në një traditë të gjatë lidhjesh e bashkëpunimi.

Rumania është një vend i rëndësishëm i rajonit, anëtar i BE dhe një partner në NATO, ndaj dhe bashkëpunimi dypalësh me Rumaninë ka një rëndësi të veçantë për Shqipërinë.

“Ne vlerësojmë dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Rumania i ka ofruar Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE. Dhe kemi besim se kjo mbështetje do të vazhdojë edhe gjatë procesit të zhvillimit të negociatave. Rivitalizimi i bashkëpunimit parlamentar do t’i shërbejë gjithashtu zgjerimit e fuqizimit të bashkëpunimit midis të dy vendeve”, theksoi Nikolla.

Ambasadori Octavian Serban vuri në dukje gatishmërinë e Rumanisë për të vazhduar mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si edhe shprehu angazhimin për të kontribuar në rifillimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve të Rumanisë, me daljen graduale nga pandemia.

Nikolla dhe ambasadori Serban diskutuan edhe mbi zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, tregtar, si edhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Eunews.al




Comments are closed.