×
Friday, March 28, 2025

Rumania i dhuron Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid-19, Balla falenderon Presidentin, Iohannis dhe Kryeministrin Cîțu për ndihmën

August 5, 2021


Qeveria e Rumanisë ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Balla në shënimin e tij i ka shprehur mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu Balla ka falenderuar edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë, Octavian Șerban me të cilin ai thekson se ka një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.

*Postimi i plotë i Taulant Ballës: *

🇦🇱🤝🇷🇴

Qeveria e Rumanisë sapo ka miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë vendimin për t’i dhuruar Shqipërisë 150.000 doza vaksinë anti-Covid19. Dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen Presidentit Klaus Iohannis dhe Kryeministrit Florin Cîțu për këtë ndihmë të mirëpritur në luftën me pandeminë.

Gjithashtu falenderoj edhe Ambasadorin e Rumanisë në Tiranë Octavian Șerban me të cilin kemi një bashkëpunim të përditshëm në dobi të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy popujve dhe vendeve tona.

https://gov.ro/ro/media/comunicate/informatie-de-presa-privind-actele-adoptate-de-guvernul-romaniei-in-edinta-din-5-august-2021&page=1
Eunews.al




Comments are closed.