×
Sunday, May 31, 2020

Rumani, gjobitet kryeministri për mosrespektim të distancës sociale

May 31, 2020

Kryeministri rumun pagoi një gjobë në vlerë 550 euro për duhanpirje në ambient të mbyllur dhe mbajtje të takimit në ndërtesën e qeverisë, ku disa ministra dhe pjesmarrës të tjerë nuk respektuan distancën sociale kundër përhapjesë së koronavirusit (COVID-19).

Në fotografitë e publikuara në mediat rumune shihet kryeministri Ludovic Orban dhe të tjerët duke pirë duhan në tryezën me ushqim dhe shishe me alkool. Asnjëri nga personat në foto nuk mbante maskë dhe nuk respektuan rregullin e distancës sociale.

Orban për agjencinë e lajmeve Madiafax tha se fotografia është bërë më 25 maj për ditëlindjen e tij. Në mesin e pjesmarrësve ishte edhe ministri i Jashtëm rumun dhe ai i Ekonomisë.

Deri më tani në Rumani janë konfirmuar 19.133 raste me koronavirus, ndërsa jetën kanë humbur 1.259 njerëz.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për