Ruçi takon ambasadoren e SHBA, Yuri Kim: Suksesi i reformave, jetik për ecjen përpara të Shqipërisë
May 28, 2020



Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti sot me kërkesën e saj, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim.
Ruçi tha se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore, të Reformës në Drejtësi dhe të procesit të ingrimit europian të Shqipërisë, pas momentit historik të vendimit për çeljen e negociatave nga Bashkimi Europian.
“Suksesi i reformës zgjedhore dhe i Reformës në Drejtësi është jetik për ecjen përpara të Shqipërisë, zhvillimin e vendit, konsolidimin e demokracisë dhe suksesin e proceseve integruese”, u shpreh Ruçi.
Më herët, ambasadorja Yuri Kim pati një takim edhe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.
Eunews.al


Ndiqe
0 Comments