×
Wednesday, February 12, 2025

Rrjeti 5G, për BE-në siguria nuk është i vetmi shqetësim

December 10, 2019


Në raportin e publikuar muajin e kaluar “Vlerësimi i koordinuar i BE-së për sigurinë kibernetike të rrjeteve 5G”, Bashkimi Europian thekson rreziqet që paraqet ky rrjet. Ndonëse theksohet rëndësia e padiskutueshme e rrjeteve 5G për dixhitalizimin e ekonomive dhe shoqërive, siguria e tij mbetet thelbësore. Në dokument përcaktohen qartësisht skenaret e riskut dhe mënyrën e adresimit të tyre e cila duhet të kryehet në sinergji me të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Pavarësisht çështjeve të sigurisë, në rastin e rrjetit 5G, Bashkimi Europian duket i shqetësuar edhe për aspekte të tjera të cilat lidhen kryesisht me kompaninë kineze Huawei. Më specifikisht në lidhje me faktorët e jashtëm që mund të cilësohen si faktorë risku, BE shprehet:

risk për ndërhyrje përcaktohet nëse ka një lidhje të fortë midis furnizuesit dhe qeverisë së një vendi të tretë të caktuar dhe nëse legjislacioni i vendit të tretë, veçanërisht kur nuk ekzistojnë kontrolle legjislative ose demokratike, ose në mungesë të marrëveshjeve të sigurisë ose mbrojtjes së të dhënave midis BE-së dhe vendit të tretë

Në të gjitha rastet ky dokument duket sikur i referohet kompanisë kineze Huawei e cila dyket se zotëron të gjitha faktorët e riskut të përmendur në të.

Në SHBA, Britaninë e madhe dhe javët e fundit edhe në Gjermani diskutimi mbi rastin Huawei dhe lidhjes së saj me Qeverinë Kineze është kthyer në një diskutim politik.

Në një njoftim të shtyp të ditës së djeshme, Komisioni Europian thekson se raporti i publikuar nje muaj më pare përbën një udhërëfyes të rëndësishëm për vendet anëtare të cilat duhet të marrin masat e duhura për të vlerësuar rrisqet e rrjetit 5G në vendet e tyre.

eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments