×
Sunday, September 26, 2021

Rritja e sektorit privat në eurozonë në nivelin më të lartë në 21 vjet

July 23, 2021

Aktiviteti i sektorit privat në eurozonë regjistroi në korrik një rritje në një nivel që nuk është parë që nga korriku 2000, i nxitur nga rihapja e ekonomisë, sipas vlerësimit nga Markit.

Sipas këtij vlerësimi, indeksi u rrit këtë muaj në 60,6, pas 59,5 në qershor.

“Rihapja e ekonomisë, që shoqëron lehtësimin e kufizimeve shëndetësore, çoi në rritjen më të fortë të aktivitetit të përgjithshëm në zonën e euros në 21 vjet, për muajin korrik”, tha Markit në një njoftim për shtyp.

Firma kërkimore tregoi, gjithashtu, se “një forcim i mëtejshëm i kërkesës” u vu re në korrik në të gjithë sektorët (prodhim dhe shërbime), në 19 vendet që kanë miratuar monedhën e vetme europiane.

Sipas Markit, kjo bën të mundur edhe parashikimin për një rritje të vazhdueshme në nivelet e aktivitetit në gusht.

Eunews.al

Comments are closed.