×
Tuesday, May 20, 2025

Rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik, Balla takon ambasadorin King-Smith

December 16, 2021


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik ishte një nga pikat e diskutimit, ku asistimi me ekspertizë në draftimin e legjislacionit apo në procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbetet një prioritet i rëndësishëm.

Gjithashtu Balla e informoi Ambasadorin britanik mbi gadishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me opozitën për reforma me rëndësi si vazhdimi zbatimit të reformës në drejtësi apo reforma zgjedhore e cila duhet të hartuar në përputhje me rekomandimet e raporteve ndër vite të OSBE/ODIHR.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇬🇧

📍KUVENDI I SHQIPËRISË🏛🇦🇱 Mirëprita sot në një takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith. Rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik ishte një nga pikat e diskutimit, ku asistimi me ekspertizë në draftimin e legjislacionit apo në procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbetet një prioritet i rëndësishëm. E informova Ambasadorin britanik mbi gadishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me opozitën për reforma me rëndësi si vazhdimi zbatimit të reformës në drejtësi apo reforma zgjedhore e cila duhet të hartuar në përputhje me rekomandimet e raporteve ndër vite të OSBE/ODIHR.




Comments are closed.