Rritet çmimi i karburanteve në maqedoninë e Veriut
Çmimi i benzinës u shtrenjtua me 2,5 denarë, ndërsa ai i naftës me tre denarë për litër, vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbimet e Ujit (KRRE) i Maqedonisë së Veriut.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 do të arrijë 88,5 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 90,5, ndërsa EURODIZEL (D-EV) për 90 denarë për litër.
Me vendimin e KRRE-së për 1,293 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani do të shitet për 53,587 denarë.
Kursi i dollarit në raport me denarin, sërish është më i lartë për 1,290 për qind.
Elementet e rëndësishme të cilat hyjnë në strukturën e formimit të çmimeve të shitjes me pakicë në derivatet e naftës janë çmimet e bursave dhe kursi i dollarit në raport me denarin.
Analizat tregojnë se kursi i dollarit në raport me denarin, në dy muajt e fundit për shkak të ngjarjeve gjeopolitike në Ukrainë dhe Rusi shënon rritje të vazhdueshme.
”Javën e kaluar nga 25 prilli deri më 29 prill kursi i dollarit në raport me denarin është rritur për 3,83 për qind dhe kjo rritje ka ndikim direkt në çmimet përfundimtare të çmimeve të shitjes me pakicë”, tha KRRE.
Eunews.al