×
Sunday, January 18, 2026

Rrëzohet bombarduesi hipersonik rus

August 16, 2024


Një avion bombardues hipersonik rus, i cili i përkiste Forcave Ajrore ruse është rrezuar në rajonin e Siberisë Juglindore.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi rutinë pak pas orës 22:00, sipas kohës lokale të së enjtes, kur një nga motorët e avionit mori flakë në ajër për shkak të një mosfunksionimi teknik.

Ekuipazhi arriti ta drejtonte avionin që binte larg zonave të banuara, duke u siguruar përfundimisht se nuk kishte viktima civile ose dëmtime në terren. Tre nga katër pjesëtarët e ekuipazhit u gjetën të gjallë ndërsa një ka humbur jetën.




Comments are closed.