×
Saturday, June 19, 2021

Ritmet e vaksinimit. Shqipëria e para, lë pas vende si Belgjika, Suedia e Franca

May 6, 2021

Organizata e statistikave “Our World in Data”, në një tabelë të fundit rendit Shqipërinë të parën ndër vendet e rajonit dhe Evropës në ritmet e vaksinimit ditor.

Tabela me të dhënat e datës 5 maj tregon se Shqipëria ka ecur në të njëjtat ritme si BE me vaksinimet ditore për 100 banorë.

Sipas tabelës Shqipëria dhe BE janë në krye me 0.61 vaksinime duke lënë pas vende si Belgjika me një rezultat prej 0.6, vaksinime, Suedia 0.6,

Franca dhe Austria 0.59 si dhe vende të tjera më poshtë.
Ndërkohë referuar këtyre të dhënave nga organizata, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut janë të fundit përkatësisht me rezultatet 0.15 dhe 0.11 vaksinime.

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë , ditën e djeshme në vendin tonë u vaksinuan 19 197 qytetarë, ndërsa në total janë vaksinuar 556.584 qytetarë, prej të cilave mbi 451,189 vaksinime janë për persona mbi 60 vjeç.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 747.700 mijë vaksina si Pfizer, Astrazeneca , Sputnik e Sinovac,

Këtyre dozave u shtohen më vonë edhe 145 mijë doza Pfizer dhuratë nga BE, siç njoftoi komisioneri Varhelyi një ditë më parë nga Rinasi.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për