×
Wednesday, November 29, 2023

Rihapja e hetimeve për Gërdecin/ Fatmir Mediu më 27 korrik para Gjykatës

July 9, 2021


Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 27 korrik për shqyrtimin e çështjes ndaj Fatmir Mediut, me gjyqtar Erion Çelën.

Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë për rihapjen e çështjes ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gjykata e Lartë vendosi që t’ia rikthejë aktet e kësaj çështje Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

SPAK kërkoi rigjykimin e Fatmir Mediut, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit, me 26 të vrarë dhe qindra të plagosur me argumentin se ai nuk ka imunitet dhe mund të përballet me drejtësinë.

Eunews.al



Comments are closed.