×
Thursday, April 18, 2024

Riatdhesimi i 5 grave dhe 14 fëmijë shqiptarë, Rama: Hasëm vështirësi, kemi edhe një operacion tjetër për të zhvilluar

August 1, 2021


Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një operacion të vështirë riatdhesimin e 5 grave shqiptare dhe 14 fëmijë që jetonin prej vitesh në kampin famëkeq “Al Hol”. Madje theksoi se ka pasur rrezik dhe për jetën e personave të përfshirë në operacion.

“Këtë herë kanë ardhur 14 fëmijë që mundëm ti shkëpusim pas një përpjekjeje të gjatë dhe një operacioni të ndërlikuar me shumë vështirësi dhe jo pak rreziqe dhe nuk diskutohet falë ndihmës së posaçme kosulli ynë i nderit në liban dhe gjenerali abas të cilin e kam falënderuar dhe më parë në një konferencë për shtyp. Është një ngjarje pozitive por sdo ndalemi këtu ka dhe një operacion tjetër për të zhvilluar me një numër që ende nuk e dimë saktësisht sepse është një punë terreni për të gjetur personat në ato vrima të zeza ku gjenden por llogarisim një numër pak a shumë të njëjtë me këtë të sotmin në mos pak më të vogël.

Gjysma tani është marrë dhe është në vendin tonë, një rol të rëndësishëm ka dhe struktura e antiterrorist në ministrinë e brendshme dhe në policinë e shtetit. Cuci e ka ndjekur operacionin prej muajsh ka bërë dhe një vizitë në Bejrut ku ka folur me gjeneralin abas. Ky është një zotim i gjallë që kur është shfaqur ky problem, po e mbajmë zotimin me këmbëngulje dhe do e mbajmë”, tha Rama.

“Ka pasur rrezik dhe për jetën e personave të përfshirë në operacion”, nënvizoi Rama.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F1246431515798744%2F&show_text=false&width=560&t=0

Eunews.al



Comments are closed.