Rezultatet e Reformës në Drejtësi/ Ibrahimi takon ambasadorin e BE-së Soreca

18 Jun 2021 23:06
Shpërndaje:

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca, vizitoi sot pasdite Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe zhvilloi një takim me Kryetarin e Këshillit, Gent Ibrahimi.

Në kuadër të reformës së fundit legjislative, e cila ka për synim forcimin e eficiencës në sistemin e drejtësisë, Soreca dhe Ibrahimi diskutuan lidhur me ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi, konsolidimin e Këshillit si institucion i qeverisjes të sistemit të prokurorisë, rezultatet e para lidhur me forcimin e pavarësisë dhe të integritetit të prokurorëve si dhe rezultatet e para inkurajuese të sistemit të prokurorisë në luftën kundër krimit.

Ata diskutuan gjithashtu lidhur me formatimin e asistencës së ardhshme të Bashkimit Europian në ndihmë të sistemit shqiptar të drejtësisë.

Reklamë Ola

Eunews.al