×
Friday, August 12, 2022

Rezoluta për gjenocidin në Srebenicë/ Balla: Ka ardhur koha t’i japim fund pandëshkueshmërisë së krimeve të luftës

July 7, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka kërkuar nga deputetët të votojnë rezolutën që dënon genocidin serb në Srebenicë.

“Rezoluta konfirmon bindjen tonë të përbashkët se ka ardhur koha të dëshmohet me vepra vullneti dhe angazhimi për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së krimeve të luftës dhe vënë pas hekurave kriminelët, pasi për këtë u detyrohemi jo vetëm më shumë se 8 mijë civilëve të pafajshëm që u masakruan në Sreberenicë, por dhe mbi 10 mijë shqiptarëve të vrarë edhe 20 mijë grave shqiptare të dhunuara gjatë spastrimit etnik në Kosovë.

Rezoluta dënon fuqishëm si të papranueshme e tejet të rrezikshme vazhdimin dhe përshkallëzimin e retorikës politike nacionaliste, nxitjen e urrejtjes etnike dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës nga disa individë, grupime e aktorë politike e medietike brenda e jashtë Ballkanit Perëndimor.

Në përputhje të plotë me rezolutat e Parlamentit Evropian, të datës 7 korrik 2005, 15 janar 2009 dhe të atë datës 15 korrik 2015 për Përkujtimin e Genocidit në Srebrenicë, Rezoluta i kërkon Qeverisë të nderojë viktimat e genocidit në Srebrenicë dhe të shpallë datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të genocidit në Srebrenicë”, tha Balla.

Deputeti i bëri apel deputetëve të lënë mënjanë agjendat politike dhe të votojnë të gjithë, pa përjashtim, këtë rezolutë.



Comments are closed.