×
Saturday, January 17, 2026

Reshjet e borës, ARRSH: Qarkullimi kryhet pa probleme

April 21, 2024


Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot mbi situatën e rrugëve në vend pas reshjeve të shtuara të borës.

Sipas ARRSH-së gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat veriore të vendit, ka pasur prezencë të reshjet të dëborës.

Reshjet janë regjistruar në akset Bogë-Theth, Pukë-Fushë-Arrëz-Qafë-Mali.

ARRSH bëri të ditur se qarkullimi kryhet pa probleme dhe mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

“Rekomandohen përdoruesit e rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.




Comments are closed.