×
Monday, November 29, 2021

Republika Çeke, mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë

November 23, 2021

“Mbështetja e Republikës Çeke ka qenë dhe mbetet e palëkundur pro perspektivës europiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”.

Kështu u shpreh sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pas një takimi me delegacionin e Senatit të Republikës Çeke, kryesuar nga zëvendëskryetari i Senatit, Jan Horník, zhvilluar nën kujdesin e veçantë të ambasadorit të Çekisë në Shqipëri, Jaroslav Ludva.

Spiropali shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke, gjatë zgjedhjes së Shqipërisë për herë të parë si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së si dhe gjatë marrjes së kryesimit të OSBE-së.

Po ashtu, në takim u diskutua edhe mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy parlamenteve e qeverive, si dhe nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të turizmit kulturor, potencial i jashtëzakonshëm që krijon ura të forta komunikimi për të ardhmen.

Eunews.al

Comments are closed.