×
Saturday, July 31, 2021

Rehabilitohet rruga në Shelcan, Balla: Kisha e Shën Kollit është një nga pasuritë më të mëdha kulturore të zonës

July 9, 2021

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja isnpektoi punimet që po kryhen për rehabilitimin e rrugës së fshatit Shelcan.

Në fjalën e tij Balla tha se kisha e Shën Kollit në Shelcan është një nga pasuritë më të mëdha kulturore të zonës së Shpatit, e cila më në fund do të bëhet e aksesueshme me rrugë konform të gjitha parametrave.

“Mijëra turistë çdo vit e vizitojnë këtë objekt kulti, i njohur për afresket mbi 500 vjeçare të Onufrit, por rruga do t’u shërbejë gjithashtu edhe 1200 banorëve të kësaj lagjeje të Shelcanit. Falë bashkëpunimit të banorëve kemi garantuar zgjerimin e rrugës dhe krijimin e mundësisë për trotuare, ndriçim e kanalizimi gjithashtu”, tha Balla.

Comments are closed.