×
Tuesday, March 21, 2023

Reformë historike për uljen e numrit të deputetëve të Bundestagut

March 17, 2023




Dhoma e Ulët në Gjermani, Bundestagu miratoi sot një reformë të rëndësishme zgjedhore për kufizimin e numrit të ligjvënësve deri në 630.

Propozimi, i mbështetur nga koalicioni qeverisës i qendrës së majtë të socialdemokratëve, të gjelbërve dhe demokratëve të lirë u miratua sot pas një debati të ashpër.

Blloku konservator i opozitës CDU/CSU si dhe partia e ekstremit të majtë “Die Linke” kanë njoftuar të dyja planet për sfida ligjore ndaj legjislacionit në Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, duke akuzuar qeverinë se ajo kërkon të forcojë pozicionin e saj në pushtet.

Deri më tani, sipas sistemit zgjedhor në Gjermani numri i anëtarëve në Bundestag mund të zgjerohej në varësi të rezultateve të zgjedhjeve.

Qytetarët gjermanë hedhin dy vota në zgjedhjet parlamentare kombëtare, një për një kandidat rajonal dhe një për një listë partiake, e cila përcakton fuqinë relative të partisë në parlament.

Nëse një parti fiton më shumë vota nëpërmjet votës së parë sesa i takon bazuar në votën e dytë, numri i vendeve mund të rritet përtej minimumit prej 598 për t’u siguruar që secila parti të ketë proporcionin e duhur të vendeve në Bundestag.



Comments are closed.