×
Tuesday, December 6, 2022

Reforma territoriale/ Ambasadorja Kim dhe diplomatët e huaj takohen sot me deputetët e PD-së

October 5, 2022

Ambasadorët e SHBA-së, BE-së, OSBE-së, Francës, Gjermanisë, Italisë, dhe Britanisë së Madhe do të takohen në orën 12:00 me deputetët e PD-së në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar mbi reformën territoriale.

Deputetët e Partisë Demokratike dorëzuan sot në Kuvend projektligjin për Reformën Territoriale-Administrative.

Për mediat, Dhurata Çupi, bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Territoriale, u shpreh se projektligji mbron interesat e qytetarëve shqiptarë.

PD prezantoi para disa ditësh raportin final, ku propozoi shtimin e 31 bashkive, pra në në total të jenë 94, nga 61 që janë aktualisht dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone.

Sipas propozimit, në qarkun Berat shtohen 2 bashki, në Dibër 4, në Durrës 2 bashki, në Elbasan 3, në  qarkun Fier 4, Korçës i shtohen 5 bashki, Kukësit 2, Lezhës 4 dhe Vlorës 4 bashki të reja.

Qarku më i madh i vendit, Tirana sipas ekspertëve të PD duhet të ketë 3 bashki më shumë, Farkë, Dajt e Kashar. Ndërsa sipas tyre, qarku i Gjirokastrës dhe i Shkodrës të mbetet i pandryshuar.

Kurse Partia Socialiste ende nuk ka bërë propozim për ndarjen e re të vendit.



Comments are closed.