×
Monday, November 29, 2021

Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA-së: Paketa legjislative, pikënisje për matjen e progresit

November 23, 2021

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi sot se “progresi i bërë nga Shqipëria gjatë pesë viteve të reformës në drejtësi nuk duhet të matet vetëm nga distanca deri në destinacion, duhet të matet edhe nga sa larg kemi arritur në udhëtim”.

Me mbylljen e vitit 2021, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë duke hedhur një vështrim mbi progresin që ka bërë Shqipëria thekson se “paketa legjislative, duke përfshirë ndryshime të rëndësishme kushtetuese, shënoi një pikënisje për matjen e këtij progresi”.

“Si një reformë gjithëpërfshirëse, Shqipëria zgjodhi të ndërmerrte një plan tërësor për të rivlerësuar integritetin dhe profesionalizmin e anëtarëve të sistemit të drejtësisë dhe promovimin e një kulture të re nëpërmjet ndryshimit të strukturës së institucioneve të drejtësisë nëpërmjet depolitizimit dhe decentralizimit”, thekson Ambasada e SHBA-së, duke shtuar se përfaqësuesit e ambasadës u mblodhën së fundmi me disa nga individët e shumtë që punojnë pa u lodhur, çdo ditë, për të zbatuar këto koncepte dhe për ta bërë Reformën në Drejtësi një sukses.

“Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara është mirënjohëse për ata që e kanë sjellë Shqipërinë deri këtu”, shprehet Ambasada amerikane.

Eunews.al

Comments are closed.