×
Wednesday, January 14, 2026

Referendumi kushtetues në Itali/ Lëvizja “5 Yjet” pretendon rezultat historik

September 21, 2020


Miratimi me referendum i një reforme kushtetuese që shkurton numrin e parlamentarëve është një rezultat historik”, tha sot Lëvizja “5 Yjet” (M5S).

“Ajo që u arrit sot është një rezultat historik”, shkroi politikani kryesor i M5S dhe ministri i Jashtëm, Luigi Di Maio në Facebook.

M5S ishte sponsori kryesor i një reforme që zvogëlon madhësinë e Dhomës së Deputetëve, Dhomës së Ulët, nga 630 në 400 ligjvënës dhe të Senatit nga 315 në 200 anëtarë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, nga numërimi i bërë në rreth 30 % të qendrave të votimit, më pak se 70 % e votuesve e miratuan ndryshimin kushtetues.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments