×
Tuesday, September 27, 2022

Reagon Vuçiç pas letrës së Joe Biden për njohjen e Kosovës

February 7, 2021

Nuk ka kaluar më shumë se 30 minuta nga publikimi i letrës të presidentit amerikan, Joe Biden, për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku i kërkon njohjen e Kosovës, dhe ka ardhur përgjigja e menjëhershme e Vuçiç.

“Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt ndërkombëtar. Unë e kuptoj se ka një politikë të re amerikane, por përgjigja ime është e njëjta, siç ajo që dhashë në shtator po në Shtëpinë e Bardhë”, kështu ka deklaruar Vuçiq, para gazetarëve, në një improvizim për të dhënë qëndrimin pas letrës që kishte mbërritur nga Shtëpia e bardhë në Novi Dvor-Pallatin presidencial të Serbisë.

“Unë tashmë u kam thënë atyre një herë ballë për ballë se çfarë mendoj për njohjen e ndërsjellë dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Vuçiç.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments