×
Sunday, October 24, 2021

Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, Lajçak: Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar

September 7, 2021

Në Bruksel do të nisë sot raundi i ri i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Takimi do të jetë në nivel ekspertësh.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak tha se ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar.

“Sot dhe nesër, unë do të mbaj takime me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Kryenegociatorët e tyre Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç. Ka shumë çështje urgjente për t’u diskutuar dhe unë pres të gjej një mirëkuptim të përbashkët në rrugën përpara”, ka shkruar Lajçak.

Eunews.al

Comments are closed.