Raporti i KE mbi funksionimin e regjimit pa viza, Balla: Shqipëria përparim drejt kërkesave nga raporti i dytë



Pas publikimit të raportit të tretë mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor, vjen një reagim nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se ky është një tjetër vendim pozitiv i KE, ku paraqitet qartazi përparimi i bëra nga Shqipëria në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.
POSTIMI I BALLËS:
✅🇦🇱🇪🇺Një tjetër vlerësim pozitiv vjen sot nga Komisioni Europian. Në raportin e tretë e publikuar sot mbi funksionimin e regjimit pa viza me vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe me vendet e Partneritetit Lindor, Komisioni paraqet qartazi përparimin e bëra nga vendi ynë në plotësimin e kërkesave të lëna nga raportimi i dytë.
Në raport Komisioni përmend ndër të tjera:
📌 Përparim i mirë është arritur në zbatimin e veprimeve për të trajtuar migrimin e parregullt, përfshirë kontrollet e përforcuara kufitare.
📌 Bashkëpunimi i mirë për ripranimin vazhdoi dhe duhet të ruhet, si dhe bashkëpunimi me BE dhe Shtetet Anëtare për migracionin dhe sigurinë.
Në raport Komisioni vlerëson rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe sigurisht inkurajon “përmirësimin dhe qëndrueshmërinë e rezultateve”. #tëVendosurnëRrugëneReformave 🇦🇱🇪🇺
👉https://ec.europa.eu/home-affairs/sites/homeaffairs/files/20200710_com-2020-325-report_en.pdf
Eunews.al

