×
Tuesday, December 10, 2024

Raporti i “Freedom House”: Shqipëria vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

May 6, 2020


Shqipëria është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Këtë e thotë raporti prestigjioz i “Freedom House” që mat lirinë demokratike në 195 shtete të botës që prej vitit 1973.

Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka një indeks të lirisë demokratike prej 67.
Serbia, vendi i dytë më demokratik, ka shënuar një regres të lehtë duke kaluar nga 67 në 66, një pikë poshtë Shqipërisë.

Maqedonia e Veriut renditet e treta, me 63 pikë, ndërsa Mali i Zi ka pësuar rënien më të madhe të lirive demokratike në rajon, duke zbritur në 62 pikë nga 65.

Kosova mbetet e parafundit në listë, megjithëse vërehet një progres prej dy pikësh (56 pikë nga 54 të vitit të kaluar), ndërsa Bosnje Hercegovina është në një stanjacion të plotë, duke qëndruar në vendnumëro, e fundit përsa i përket lirive demokratike në rajon.

Në 2013-n, Serbia dhe Mali i Zi konsideroheshin vende të lira dhe jo pjesërisht të lira si tani, ndërsa Shqipëria me Bosnje Hercegovinën ishin vendet me renditjen më të ulët në rajon.

Për kryetarin e opozitës, që reagoi një ditë më pare, raporti tregon se: “Shqiptarët sot jetojnë në një vend që ka probleme të mëdha me demokracinë dhe përfaqësimin e tyre, me korrupsion në nivelet më të larta, me censurë për mediat, me krimin që nuk ndëshkohet me institucionet e kapura nga një parti”.

Në këtë reagim Basha qëllimisht fsheh dy të vërteta. E para, që Shqipëria mbetet sot më demokratike se fqinjët tanë dhe në nivel të ngjashëm me disa vende të Bashkimit Europian.
E dyta,
që rënia me një pikë e Shqipërisë në 2019 i detyrohej klimës së trazuar politike dhe protestave që ai vetë organizoi.

Ecuria e Shqipërisë në renditjen prestigjioze të “Freedom House” është mbresëlënëse, duke vlerësuar se kemi kaluar nga vendi më diktatorial i Europës, në vendin më demokratik të Ballkanit.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments