Raporti i Freedom House/ Hungaria nuk është më një demokraci
Nuk është më një demokraci. Hungaria është bërë vendi i parë anëtar i BE që u largua nga klubi i demokracive, sipas OJQ-së Freedom House me qendër në SHBA. Vendi “përjetoi rënien më të madhe të regjistruar ndonjëherë në raportin e Kombeve në Tranzit”, pasi u zvogëlua nga një demokraci gjysmë e konsoliduar në një regjim hibrid këtë vit.
“Qeveria e kryeministrit Viktor Orbán në Hungari nuk ka më asnjë preteks për respektimin e institucioneve demokratike,” thuhet në raport. Pasi ishte një nga tre vendet të cilat përparuan më shumë duke konsoliduar demokracinë e tyre në 2005, “në vitin 2020 u bë vendi i parë që zbriti nga dy kategori të regjimit dhe u largua tërësisht nga grupi i demokracive”, thuhet ndër të tjera në raport. Ajo tregon për fusha të reja të jetës publike që u sulmuan në vitin 2019, përfshirë arsimin dhe artet.
Duket që situata e pandemisë vetëm se ka evidentuar uzurpimin e pushteteve nga Victor Orban. Sipas Freedom House “Miratimi i një ligji emergjence në vitin 2020 që lejon qeverinë të sundojë me dekret në kohë të pacaktuar ka ekspozuar më tej karakterin jodemokratik të regjimit të Orbán-it”.
Megjithatë kritikat ndaj mënyrës së menaxhimit të koronavisusit nga ana e Hungarisë kanë ardhur edhe nga institucionet e BE-së. Presidentja e Komisionit Evropian në lidhje me masat e emergjencës të ndërmarra nga shetet anëtare në fund të marsit u shpreh se “çdo masë urgjente duhet të kufizohet në atë që është e nevojshme dhe rreptësisht proporcionale. Ata nuk duhet të zgjasin për një kohë të pacaktuar” dhe se Komisioni do të ndjekë procesin e implementimit të këtyre masave.
Eunews.al