×
E hënë, 18 Janar, 2021

Raporti i Dick Marty-t/ Balla dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm

25 Nëntor, 2020

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka dorëzuar Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë.

Kërkesa për ngritje e Komisionit të Posaçëm hetimor është firmosur nga 18 deputetë të mazhorancës

Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend thuhet se Komisioni do të hetojë edhe rolin e politikanëve apo partive politike shqiptarë në raportin e Dick Marty.

“Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimit e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë o se institucione publike shqiptarë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimi kriminal i drejtuesve të UCK-së në territorin e Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati tre mujor.  Komisionit duhet t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”, thuhet në kërkesën e PS dorëzuar Kuvendit.

Në fund të kërkesës thuhet se Komisioni i Posacëm i Kuvendit duhet që në përfundim të punës sipas objektit dhe raportit të miratuar përmbledhës të hartojë një projekt rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë për këtë çështje.

1
2
3

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për