Raporterja për Shqipërinë në PE, Santos përshëndet hapjen e listave: Partitë të vazhdojë dialogun për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit
Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos ka reaguar pas votimit të ndryshimeve kushtetuese nga Kuvendi i Shqirisë në seancën e sotme plenare.
Eurodeputetja Santos përmes një postimi në Twitter ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave.
Sipas Santos, është e rëndësishme që të gjitha partitë, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit.
Postimi i plotë i Isabel Santos:
“Pëshëndes miratimin e listave të hapura në Shqipëri. Është e rëndësishme që të gjitha partitë, jashtë dhe brenda Parlamentit, të vazhdojnë dialogun konstruktiv për zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore, një kriter kyç për të ardhmen europiane të vendit”, – shkruan Santos.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot gjatë seancës plenare ndryshimet Kushtetuese që i hapin rrugë hapjes së listave në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me 106 vota pro dhe 10 kundër.
Eunews.al







