×
Friday, December 3, 2021

Rama vjen nga Italia me një “dhuratë” për shoferët, patentat shqiptare do të njihen edhe në vendin fqinj

November 19, 2021

Pas vizitës së kryeministrit Rama në Itali, qeveria shqiptare ka miratuar marrëveshjen mes saj dhe qeverisë italiane për njohjen e ndërsjelltë të patentave.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërkohë që tani shoferët shqiptarë do të kenë mundësi të përdorin lejen e drejtimit që kanë marrë në Shqipëri edhe në shtetin fqinj.

Vendimi i plotë:

VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE, ME SHKËMBIM NOTASH, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, MBI NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT ME QËLLIM KONVERTIMI, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.209, DATË 29.3.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim notash, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi, miratuar me vendimin nr.209, datë 29.3.2021, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Eunews.al

Comments are closed.