×
Sunday, January 18, 2026

Rama uron Metsolën: Rizgjedhja si Presidente e PE, lajm shumë i mirë për rajonin

July 16, 2024


Kryeministri Edi Rama uroi sot presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola për rizgjedhjen në detyrë.

Rama theksoi se, “rikonfirmimi i besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të saj të besueshëm, energjisë dhe vizionit në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në këto kohë sfiduese për të gjithë”.

Kreu i qeverisë u shpreh se rizgjedhja e Metsolës është një lajm shumë i mirë për rajonin dhe se Shqipëria pret me padurim të vazhdojë të punojë ngushtë me të.

“E dashur Roberta, rizgjedhja jote është gjithashtu një lajm shumë i mirë për rajonin tonë dhe Shqipëria pret me padurim të vazhdojë të punojë ngushtë me ju për të forcuar marrëdhëniet me BE-në, për të mbrojtur dhe mbështetur vlerat e përbashkëta evropiane, si dhe sigurinë, prosperitetin dhe solidaritetin e një BE që i përkasim dhe punojmë çdo ditë për t’u bërë pjesë”, shkroi Rama në platformën X.




Comments are closed.