Rama: Tjetër investim fotovoltaik për Shqipërinë 2030, eksportuese neto të energjisë
Kryeministri Edi Rama ndau sot një tjetër investim në energjinë diellore në vendin tonë.
Kreu i qeverisë u shpreh se këto investime do t’i shtohen dita-ditës fuqisë prodhuese.
Kjo, theksoi Rama, do të garantojë sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto e energjisë.
“Tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbër, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të Shqipërisë 2030 eksportuese neto e energjisë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike. Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbetet i lartë edhe nga viti në vit.