×
Wednesday, February 12, 2025

Rama: TikTok-ut do t’ia mbyllë derën qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllë populli në zgjedhjet e 11 majit

January 12, 2025


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “TikTok-ut do t’ia mbyllë derën e Shqipërisë për të paktën një vit qeveria, ndërsa këtij llumi duhet t’ia mbyllni dyert të gjithë ju duke nisur nga dera e parlamentit të ardhshëm”.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve lidhur me zhvillimet e fundit të aktualitetit, Rama tha se “jam dakord me ju se TikTok-u është burim serioz rreziku për sigurinë e vendit dhe fëmijëve tanë, por edhe më i rrezikshëm se llumi i TikTok-ut në ekranet e celularëve është llumi i politikës së shpifjeve e gënjeshtrave, sharjeve, sherreve politike mediatike që nuk u lënë gjë mangët grindjeve të rrugaçëve të lagjes ku më të vegjlit e me te rinjtë e kësja shoqërie janë edhe hallka me kollaj e prekshme nga kultura e ulët që fut në derën e njerëzve gjithë ai llum”.

“Këta shpifarakë e lafarake nuk janë alternativë e shekullit të 21. Këta janë shëmbëlltyra e gjallë e asaj të ligës që e ndjek shtetin shqiptar nga dita e krijimit te tij në 1912. E asaj te ligës që nuk la dy gurë bashkë për ta penguar ndërtimin e një shteti të shqiptarëve për ta penguar ardhjen e demokracisë në këtë vend për ta penguar më pas zhvillimin demokratik të Shqipërisë”, theksoi Rama.




Comments are closed.