Rama takon Erdogan/ Bashkëpunim dypalësh dhe fuqizim i ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19



Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi takimin me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në rezidencën e tij verore në Marmaris.
Rama tha se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe sfida e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me COVID-19 ishte në fokus të këtij takimi.
Po ashtu ai theksoi se në takim u diskutua edhe mbi situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Me Presidentin e Turqisë, mikun e çmuar Rexhep Taip Erdogan, në një nga bisedat gjatë qëndrimit në rezidencën e tij verore në Marmaris, ku folëm gjerësisht për marrëdhëniet mes Shqipërisë e Turqisë, sfidën e kohës për fuqizimin e ekonomisë në kushtet e përballjes me Covid-19, ecurinë e bashkëpunimit dypalësh, si edhe situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Eunews.al

