×
Sunday, September 19, 2021

Rama takohet me Zaev/ Zbardhet axhenda e Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal

July 28, 2021

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Shkup për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal që do të mbahet ditën e nesërme. Top Channel ka siguruar pamjet e takimit të Ramës me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ndërsa në forum do të marrë pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

I dërguari i Top Channel në Shkup, Muhamed Veliu raporton se forumi nesër është ndarë në tre pjesë. Fjala e 3 lidërve, diskutime me karakter ekonomik dhe ceremonia nënshkrimit të tre marrëveshjeve të reja.

Zaev, Vuçiç dhe Rama do të nënshkruajnë dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente.

Zaev, Rama dhe Vuçiç do të paraqesin një vizion politik dhe ekonomik për një rajon të integruar. Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Ballkanin Perëndimor do të përfshijë më shumë se 300 kompani nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, dhe BeH, si dhe biznese tjera rajonale. Edhe në këtë takim Kosova nuk merr pjesë, sikur edhe samitet e kaluara mes Zaevit, Ramës dhe Vuçiçit.

Eunews.al

Comments are closed.