×
Monday, November 4, 2024

Rama takohet me një grup shqiptarësh në Luksemburg: Krenar për Shqipërinë

October 15, 2024


Shqipëria shënoi sot një tjetër moment historik në procesin e Integrimit Evropian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë.

Kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin zyrtar nga Shqipëria morën pjesë sot në zhvillimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg.

Në mbyllje të këtij eventi të rëndësishëm, kryeministri Rama u përshëndet edhe me një grup shqiptarësh që e prisnin në dalje të godinës së Bashkimit Evropian në Luksemburg me flamurin kuqezi.

“Krenar për Shqipërinë”, u shpreh Rama, ndërsa ndau pamjet teksa përshëndetet me shqiptarët në dalje të godinës së Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Pjesë e delegacionit zyrtar në Luksemburg ishin edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grup-kapitullit të parë.




Comments are closed.