×
Wednesday, December 11, 2024

Rama takime bilaterale me pjesëmarrësit e Samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor

June 10, 2021


Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në ambientet e Pallatit të Brigadave Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Para nisjes së punimeve të samitit të Krerëve të Ballkanit Perëndimor, Rama zhvilloi një takim bilateral me Varhelyin.

Gjithashtu Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim bilateral edhe me Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija si dhe me Ana Brnabić, kryeministren e Serbisë.

Drejtuesit e Samitit do të jenë kryeministri Rama dhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi të cilët do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediet pas punimeve të samitit.

Eunews.al




Comments are closed.