Rama takim me presidentin e Gjermanisë, Steinmeier
April 11, 2022
Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim zyrtar nga presidenti Federal i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Takimi u bë në kuadër të vizitë zyrtare që nisi dje Kryeministri Rama në Gjermani.
Në nisje të takimit dypalësh, Kryeministri Rama nënshkroi në Librin e Shënimeve.
Kryeministri Rama gjatë ditës së sotme pritet të zhvillojë edhe një takim kokë më kokë edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, me të cilin do të mbajë edhe një konferencë për shtyp.
Rama ne viziten e tij ne Berlin shoqerhet nga Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe ministrja e Ekonomise dhe Financave, Delina Ibrahimaj.