×
Wednesday, December 8, 2021

Rama takim me kryetarin e ri të Bashkisë së Romës, Gualtieri: Jemi të interesuar për të forcuar bashkëpunimin

November 17, 2021

Pasdites e kësaj të mërkure kryeministri Rama zhvilloi një takim me kryetari e ri të bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj etj.

Kryetari i ri i Bashkisë, Roberto Gualtieri vlerësoi fillimisht bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy vendeve.

“Italia është një vend mik i Shqipërisë dhe mbështetet perspektivën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Gualtieri, ndërsa identifikoi edhe disa nga fushat e bashkëpunimit.

“Kryeministri Rama ka një eksperiencë të jashtëzakonshme edhe si kryetar bashkie”, tha ai.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama shprehu interesimin për të forcuar bashkëpunimin me bashkinë e Romës.

“Roma është kryeqyteti i Italisë por për ne është edhe kryeqyteti i tokës së premtuar. Ndaj është vërtetë privilegj të vizitoj zyrën tuaj dhe t’ju takoj ju personalisht. Nga ana tjetër jemi këtu sepse duam dhe jemi shumë të interesuar për të forcuar bashkëpunimin me bashkinë e Romës, si në nivel kombëtar dhe në nivel bashkiak, me Tiranën”, tha Rama.

Eunews.al

Comments are closed.