Rama: Stadiume të reja për Vlorën, Korçën dhe Durrësin, transformim i Pallatit të Sportit

16 Apr 2025 17:08
Shpërndaje:

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste prezantoi sot vizionin për sportin në Shqipërinë 2030, duke u ndalur tek  investimet strategjike në këtë sektor, si dhe mbështetjen për sportin dhe nxitjen e një kulture të re sportive në vend.

Duke folur mbi infrastrukturën sportive, Rama tha se ka ende nevojë për të bërë shumë akoma, ndërkohë që u ndal te projektet e stadiumeve të reja.

“Për stadiumet kemi çuar para 3 projekte të reja për stadiumin e Vlorës, Korçës dhe Durrësit, që tani janë në fazën e garave për partnerin privat”, tha Rama.

Reklamë Ola

Kryeministri informoi se të gjitha këto projekte do të zhvillohen si stadiumi kombëtar me partneritet publik-privat.

Ndërkohë, Rama informoi se ka mbaruar edhe konkursi për stadiumin “Selman Stërmasi”, i cili po ashtu do të zhvillohet me partneritet privat.

Reklamë InterMedika

Rama bëri të ditur se ka filluar edhe procesi për Pallatin e Sportit, që duhet të transformohet në Pallat Sporti që të jetë në gjendje të mikpresë edhe finale të nivelit më të lartë ndërkombëtar nga pikëpamja e kapacitetit.