×
Monday, December 9, 2024

Rama reagon për ndalimin e gazetarëve shqiptarë në kufirin grek: Absurd, arsyet nuk i njohim ende

November 3, 2024


Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik të Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.

Në hapjen e fjalës së tij, Rama komentoi ndalimin e gazetarëve shqiptarë në kufirin grek.

Ai tha se kjo situatë është absurde, ndërkohë shtoi se Shqipëria nuk është bërë pengesë për hyrjen e gazetarëve grekë në territorin shqiptar.

”Dua t’u shpreh keqardhjen të gjithë gazetarëve të ardhur dje nga Shqipëri të cilët u bllokuan disa orë në kufi për arsye të panjohur prej ne, por dua të falënderoj ministrin e jashtëm grek për ndërhyrjen e tij dhe zhbllokimin e një situata absurde që kurrë nuk i ka ndodhur për asnjë arsye në kufirin hyrën në Shqipëri”, tha Rama.




Comments are closed.