×
Friday, March 29, 2024

Rama publikon foton familjare nga Brukseli: BE-ja nuk i liroi dot pengjet e Bullgarisë

June 23, 2022


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”.

Ndërsa publikoi në rrjetet sociale foton familjare nga Samiti BE – Ballkani Perëndimor, që zhvilloi punimet në Bruksel, Rama tha se “ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë, sa të dorëzohemi bukur”.

“Vend i bukur, njerëz të këndshëm, fjalë të bukura, foto të bukura dhe imagjinoni se do të ishte shumë më bukur nëse premtimet e bukura do të mbaheshin… Por, ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë, sa të dorëzohemi! Kështu që ne do të vazhdojmë dhe do të punojmë edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë një anëtare të mirë të BE-së”, shkroi Rama.

Pak më vonë, Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga mbyllja e samitit dhe realizimi i fotos familjare duke shkruar se “samiti BE-Ballkan Perëndimor përfundoi pas shumë fjalësh të mira e lëvdatash në adresën tonë, por BE-ja nuk i liroi dot pengjet e Bullgarisë”.

Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së, që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin hapjen e negociatave, gjë e cila kërkon heqjen e vetos nga Bullgaria.



Comments are closed.