×
Thursday, January 15, 2026

Rama: Projekt për kthimin e gjirit të Panormës në destinacion të turizmit historik

August 11, 2024


Kryeministri Rdi Rama ndau sot pamje nga hapja e tunelit nënujor të Porto Palermos.

Kreu i qeverisë u shpreh se, me hapjen e këtij tuneli nënujor nis projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik.

Rama shtoi se në këtë destinacion do të ndërthuret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetësimin e kalasë së famshme të Ali Pashës.

Tuneli shërbente si një bazë autonome për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, brenda gadishullit të Porto Palermos.

Hapja e portës prej çeliku e këtij tuneli ujor të veshur me betonarme ka vënë për herë të parë në lëvizje pas shumë kohësh mekanizmin e saj.

Ndërtimi i këtij tuneli nisi në 1969 dhe zgjati deri në vitin 1988. Ai shërbente për strehimin dhe kalimin e sigurt të mjeteve detare të marinës ushtarake të kohës, duke shërbyer njëkohësisht si një bazë e fuqishme dhe e mbrojtur.




Comments are closed.