×
Sunday, September 19, 2021

Rama: Përse të presim BE-në kur liritë mund t’i realizojmë së bashku, nuk duhet të jetojmë në të shkuarën

July 29, 2021

Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e nismës rajonale, si një parapërgatitje për anëtarësimin në BE.

“Kjo nismë është gjëja e duhur, jo vetëm gjëja e duhur por ndryshe nga çfarë predikojnë disa është e vonuar. Ky rajon nuk mund të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton se jemi të vegjël për të qëndruar të vetëm, për të krijuar ekonomi të fuqishme është i dënuar të jetojë në të kaluarën. Kjo nismë sjell një rajon një shembull kuptimplotë të BE-së duke jetësuar katër liritë themelore të BE” tha Rama.

Rama ka theksuar se është e habitshme për edhe reagimi i disa evropianeve në lidhje me nismë.

“Nëse duam të rrisim PBB, ne mund ta rrisim me 2.5 vetëm nga integrimi ekonomik, nëse në arrijmë të realizojmë planin e : Ballkanit të Hapur” ne mund ta rrisim atë në 6.7%”, tha Rama.

“Ne nuk duam te jetojmë në të shkuarën por duam të projektohemi në të ardhmen, përmes një nisme që sjell në këtë rajon shembullin e Bashkimit Europian dhe 4 liritë themelore: Të lëvizjes së njerëzve, kapitaleve, mallrave dhe shërbimeve. Përse duhet të presim ne të mbyllur brenda kufijtë tanë me kurriz nga njëri-tjetri siç kemi ndenjur 500 vite ndërkohë që integrimi evropian ka kohën dhe kufizimin e vet jo vetëm nga ç’bëjmë ne por edhe çmendojnë të tjerët”, tha ndër të tjera Kryeministri.

Eunews.al

Comments are closed.