Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot sërish deputetit britanik Nigel Farage, pasi ky i fundit pranoi ftesën e kreut të qeverisë shqiptare për të vizituar Shqipërinë, pasi sipas tij, kishte fituar debatin për numrin e emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.
Farage tha se në Britaninë e Madhe shqiptarët janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë janë në burg.
Në përgjigje të tij Rama tha se shpreson që vizita e tij e ardhshme në Shqipëri ta frymëzojë që të luftojë “për ide, jo kundër njerëzve”.
Rama thekson ndër të tjera se bashkë me deputetin britanik duhet të bien dakord që të flasin për fakte dhe “jo për fantazi”, ndërsa e fton që të caktojë një datë për vizitën
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Nigel, Nigel, Nigel…
Nga “një kriminel për çdo pesëdhjetë shqiptarë”, deklarata jote ka degjeneruar në:
“Ndoshta është një në tre apo ndoshta një në katër, nuk e di”
Vërtet? Nuk e di?
Dhe kjo pasi the se i kishe “verifikuar dy herë” shifrat?
Unë tashmë të drejtova te burimi yt — artikulli i The Telegraph, edhe pse i paqëndrueshëm. Por ti duket se këmbëngul në gabim.
Më lejo, pra, të të ndihmoj me pak më shumë qartësi.
Sipas të dhënave të Ambasadës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, një institucion që merret me njerëz të vërtetë, jo me tinguj propagande të Brexit-it, numri i shqiptarëve në Britani nuk është 53,000 siç thotë fillimisht The Telegraph.
Në fakt, po në atë artikull, thuhet qartë:
“Kjo analizë ka gjasa të nënvlerësojë madhësinë e popullsisë shqiptare.”
Më pas spekulohet se numri mund të jetë rreth 140,000.
Në realitet, z.Nigel Farage, e vërteta është kjo: shifra tejkalon 300,000 vetë.
Këta janë *arsimtarë, **punëtorë ndërtimi, **mjekë, **infermierë, **kujdestarë për të moshuarit dhe të sëmurët*, njerëz që shërbejnë me dinjitet në vendin tuaj sikur të ishte i tyre.
Nuk janë mish për propagandën e një epoke të lodhur politike. Janë pjesë e gjallë e shoqërisë britanike.
Edhe pa kontrolluar për moshë, gjini apo status social, përllogaritjet e tua bien. Nuk është një në pesëdhjetë. Dhe absolutisht jo një në tre apo katër.
Këto nuk janë statistika, janë pjesë e frikës e maskuar si “fakt.”
Dua të të pyes drejtpërdrejt tani;
*Pse është kaq e vështirë të pranosh se ke gabuar*, pa fyer dhe baltosur një komunitet të tërë njerëzish që i shërbejnë vendit tuaj si të ishte i tyre?
Britania është një vend i madh.
Jo më pak falë *diversitetit të saj, **qëndrueshmërisë* dhe *forcës multikulturore*.
Një shoqëri që vuan nga trauma politike *nuk ka nevojë për armiq imagjinarë, **për viktima të rreme, apo **mitologji në vend të realitetit*.
Shpresoj me gjithë zemër që vizita jote e ardhshme në Shqipëri të të frymëzojë të luftosh *për ide, jo **kundër njerëzve* — në frymën e traditës së madhe liberale britanike.
Me kënaqësi do të të mirëpres si *i ftuar nderi* në vendin tonë të bukur.
Por përpara se të shijosh diellin e vërtetë dhe mikpritjen shqiptare, a mund të biem dakord që të flasim për *fakte, e jo për **fantazitë e tua*?
*Le ta caktojmë datën.*
Nigel: Rama i ka shifrat gabim, mezi pres ta mbaj premtimin
Deputeti britanik, Nigel Farage në një intervistën për Top Channel mbrëmjen e djeshme këmbënguli se e ka fituar bastin me kryeministrin Rama.
“E gjithë çështja me të burgosurit e huaj është diçka e madhe këtu në Britaninë e Madhe. Ne kemi mbi 10.000 të burgosur të nacionaliteteve të huaja në burgjet tona dhe kjo ka çuar të tejmbushje. Ne për të liruar vende po nxjerrim parakohe nga burgu ata që kanë kryer krime serioze. Pra për këtë ka një debat. Dhe të rastin e Shqipërisë janë shumë shqiptarë në burgjet tona dhe unë besoj se ata nuk duhet të jenë në vendin tonë, por duhet të kthehen në Shqipëri”, tha ai.
Sipas tij, kryeministri Rama është kundra Brexit paçka se Brexit nuk ka të bëjë fare me të.
“Këtë kurrë nuk e kam kuptuar, ai vuri në pikëpyetje shifrat e mia. 1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg duke thënë kjo është çmenduri. Unë kam bërë kontrollet dhe ri-kontrollet e mia të shifrave dhe statistikat zyrtare të qeverisë të tetorit 2024 tregojë se janë afërsisht 53.000 shqiptarë në Britani dhe prej tyre 1.200 në burgje. Pra ekzaktësisht 1 në 50 është në burg. Tani Rama na thotë se janë më shumë shqiptarë në Britani sepse shumë kanë ardhur ilegalisht me gomone. Pra kjo e bën shifrën e atyre që s’duhet të jenë në Britani më të madhe. Unë dua t’ju them se kryeministri juaj e ka gabim në të gjitha çfarë ka thënë. Ne kemi këtu një shqiptarë të dënuar për 50 krime. Hajde tani Edi pasi me premtove unë i nxora shifrat ata tashmë të tutë ti marrësh”, vijoi deputeti britanik.
Ai shtoi se: “Unë ju premtoj ju se kur ai thotë se shifrat e mia janë të gabuara unë i them. Jo. Ai i ka shifrat gabim. Unë jam me të drejtën dhe mëzi pres ta mbaj premtimin”.
I pyetur se nëse rezulton që shifra që ka përmendur që 1 në 50 shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar është në burg – është e pasaktë, a do të kërkonte falje, Nigel Farage u përgjigj: ” Nëse ata janë ilegalisht atëherë numri kriminelëve shqiptarë nuk është 1 në 50 por 1 në 2 dhe nëse kjo është çështja ata duhet të kthehen në Shqipëri. Shifrat i kam në rregull. Ato janë shifra të rregullta zyrtare”.


