×
Tuesday, April 29, 2025

Rama për protestat: Përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës për të manipuluar njerëzit

March 11, 2022


Pas protestave për rritjen e çmimeve që po zhvillohen prej 3 ditësh në disa qytete të vendit, Kryeministri Edi Rama tha se qëndron dora e nongratave të shpallur dhe të pashpallur.

Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Kryeministri Rama u shpreh se në këto protesta nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.

“Për kë e njeh dorën e nongratave të shpallur e të pashpallur, këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën. Ky nuk është populli, po e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës”, shkruan ai.




Comments are closed.