×
Sunday, October 24, 2021

Rama nxjerr videon e helikopterit holandez nga aksioni për shuarjen e flakëve në Karaburun

August 7, 2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga aksioni i një helikopteri që ndodhet në terren për shuarjen e flakëve në Karaburun.

Në pamjet në fjalë shihet se si helikopteri i ardhur nga Holanda mbush kovën me ujë në det.

Ndërkohë, në një prononcim ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndodhet në terren bashkë me prefektin e Vlorës, theksoi se ka pasur një riaktivizim të zjarrit në malin e Dukatit, që dyshohet se ka qenë e qëllimshme, si dhe një vatër e re në Gjirin e Gramës.

“Kemi nisur operacionin dhe me helikopterin që ka ardhur nga Holanda. Këtu jam me prefektin e Vlorës. Kemi pasur një qetësim të situatës dhe shuarje falë punës me shumë forca të ditës së djeshme të zjarreve në Karaburun. Gjatë mesnatës ka pasur një vatër të re në Gjirin e Gramës dhe një riaktivizim në malin e Dukatit. Tani po punojmë, pasi në mëngjesin e sotëm është gdhirë e rindezur. Kemi dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme. Do vazhdojmë deri në fund betejën tonë. Por ngelet e hapur festa për komunitetin që të identifikohen këta zjarrvënës që të marrin dënimin sipas ligjit.”, tha Peleshi.

https://fb.watch/7e35YIPK4c/

Eunews.al

Comments are closed.