×
Saturday, October 23, 2021

Rama në Vjenë: Shqipëria 2030, synojmë njohjen e diplomave tona në Universitetet Europiane

July 21, 2021

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë i pranishëm në Vjenë për një vizitë pune. Kjo vizitë e Ramës në Austri ka qenë në kuadër të mbështetjes për Universitetin Bujqësor të Tiranës për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin Shqipëria synon lidhjen e një partnershipi strategjik.

“Vjenë – Një vizitë brenda ditës, në mbështetje të drejtëpërdrejtë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, për të hapur dialogun me rektorin dhe drejtuesit e Universitetit të mirënjohur austriak BOKU, me të cilin synojmë lidhjen e një partnershipi strategjik, në kuadër të një prej programeve prioritare të Vizionit Shqipëria2030, që synon hapjen e universiteteve tona ndaj universiteteve prestigjoze europiane, deri në njehsimin e diplomave. #SkaKohëPërPushim” shkruan Rama.

Eunews.al

Comments are closed.